Flash News

KRYESORE

Kroacia e shqetësuar për fluksin e refugjatëve nga Shqipëria: Bashkimi Evropian duhet ta ndihmojë

Kroacia e shqetësuar për fluksin e refugjatëve nga

Davor Bozinovic, ministër i Brendshëm i Kroacisë, ka ngritur shqetësimin për shtimin e fluksit të refugjatëve që kalojnë përmes Shqipërisë drejt veriut të Ballkanit.

Në një forum të organizuar në Bukuresht të Rumanisë, Bozinovic ka kërkuar që Bashkimi Evropian t’i vijë në ndihmë Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës, për të përballur këtë situatë. Ai ka kërkuar ndihmë për forcat e policisë dhe asistencë në ndryshimet ligjore sa i përket legjislacionit për refugjatët.

Pak ditë më parë, në Zagreb ishte për vizitë zyrtare ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili diskutoi për çështje me homologun kroat.

Të fundit