Flash News
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Kroacia konfirmon mbështetjen e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s
Një delegacion i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit ndërparlamentar, ndodhet për një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Kroacisë.
Sipas njoftimit të Kuvendit, delegacioni u takua me anëtarë të Komisionit për Politike të Jashtme, i kryesuar nga kryetari Miro Kovaç, me anëtarë të Komisionit për Çështje Evropiane.
“Gjatë këtyre takimeve, u shpreh gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit në mes të komisioneve parlamentare, këmbimi dhe ndarja e përvojave rreth çështjeve integruese. Nga delegacioni kroat u shpreh gatishmëria për mbështetjen e Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, që do të mbahet në Gjeorgj”, theksohet në njoftim.
Delegacionet e dy vendeve iniciuan çështjen e finalizimit të partneritetit strategjik për bashkëpunim mes Kosovës dhe Kroacisë.
Delegacioni pasdite do të takohet edhe me udhëheqësin e Delegacionit të Kuvendit të Kroacisë në SEECP, ndërsa nesër do të takohet me Grupin e Miqësisë Kosovë-Kroaci.