Flash News

KRYESORE

Kroacia merr kryesimin e Këshillit të BE-së, çështjet e ‘nxehta’ ku do të përqëndrohet presidenca

Kroacia merr kryesimin e Këshillit të BE-së, çështjet

Kroacia ka marrë presidencën gjashtëmujore që në ditën e parë të 2020-ës kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian.

Ndërsa pritet që puna të nisë zyrtarisht më 15 janar, në 6 muajt në vijim nën presidencën kroate do të zhvillohen konferenca ndërkombëtare me tema të ndryshme dhe të rëndësishme si zgjerimi i BE, Brexit, emigracioni dhe ruajtja e kufirit etj.

Më herët, presidentja Kolinda Grabar-Kitaroviç tha se ndër vendimet që pritet të merren gjatë kryesimit janë miratimi i buxhetit evropian për periudhën 2021-2027, një zgjidhje cilësore për marrëdhëniet midis BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, çështjen e rritjes demografike, ku vëmendje e veçantë do t'u kushtohet të rinjve në zonat rurale, apo nisma në dobi të transportit, energjisë, lidhjes digjitale dhe teknologjive të reja, sportit, kulturës dhe arsimit.

Të fundit