Flash News

KRYESORE

Kroacia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO

Kroacia ratifikon protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë

Kuvendi i Kroacisë i ka dhënë sot dritën jeshile Maqedonisë së Veriut për anëtarësimin në NATO, duke e ratifikuar protokollin me 116 vota pro dhe dy vota kundër.

Kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Gordan Jandrokoviç, ka uruar Maqedoninë e Veriut pas votimit, ku ishte prezent edhe delegacioni i Maqedonisë së Veriut, i udhëhequr nga zëvendëskryetarja e Kuvendit, Frosina Remenski.

Pas Greqisë, Shqipërisë, Sllovenisë, Bullgarisë, sot ishte Kroacia e cila ratifikoi Protokollin, duke e çuar në pesë numrin e shteteve që kanë ratifikuar anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në këtë aleancë.

Të fundit