Flash News

KRYESORE

Kroi Art, emri i veçantë i djalit të Alban Dudushit dhe Bieta Sulo. Cili është kuptimi i tij?

Kroi Art, emri i veçantë i djalit të Alban Dudushit dhe Bieta

Kroi Art është një emër i veçantë që ndoshta shumica prej nesh nuk e kishim dëgjuar përpara se Alban Dudushi dhe Bieta Sulo t'ia vendosnin të voglit të tyre.

Emër shqip, me kuptim dhe mjaft i lehtë për t'u mbajtur mend. Për Bietën zgjedhja e emrin nuk ka qenë një vendim i lehtë.

Në një intervistë për emisionin "Thumb", Bieta ka treguar domethënien e emrit të djalit të tyre.

“Shumë e vështirë për të zgjedhur 1 emër të vetëm sepse kupton që nuk është lodër, nuk është çështje dëshire se si do më pëlqente mua, por fillon mendon çfarë do të mendojë ai për emrin e vet, kur të rritet. Do t’i pëlqejë apo jo. Një krua, kroi ynë i dashurisë dhe një vepër arti siç është ky që ne kemi nxjerrë në dritë”, është shprehur Bieta. 

Të fundit