Flash News

KRYESORE

“Kromi, drogë e licensuar!” Çfarë e mban peng statusin e minatorit? (VIDEO)

“Kromi, drogë e licensuar!” Çfarë e mban peng

Për Bulqizën flitet gjithmonë kur humbasin jetën minatorët ose kur në media shfaqen pamjet e fëmijëve që ngarkohen me krom.

“Ari” i Bulqizës mund t'u kishte sjellë shumë begati banorëve të qytetit dhe atyre që punojnë në galeritë e minierave, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Lidhja politikë-biznes ka bërë që gjendja e minatorëve të vështirësohet akoma më shumë.

Pas 27 vitesh demokraci, edhe pse minatorët që futen nëpër galeri rrezikojnë të mos shohin sërish dritën e diellit, ata ende nuk kanë një status që i mbron.  Për të përmirësuar gjendjen e minatorëve në Komisionin e Punës, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë të Kuvendit të Shqipërisë janë propozuar dy drafte për statusin, një nga politika dhe një nga Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë.

"Kromi është drogë e licensuar", kështu shprehet minatori Dilaver Perkoxha, i cili shpreson që një ditë çështja e statusit të minatorit të zgjidhet. 

Por përse minatorët nuk e kanë ende një status? Cili është roli i sindikatave dhe i politikës? Çfarë edhe kush e pengon? Sa do të rëndonte në buxhetin e shtetit? Si është gjendja e minatorëve?

Për Citizens Channel flasin minatori Dilaver Përkoxha, Presidenti i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj, Taf Koleci, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës së Sindikatave të Punonjësve të Industrisë të Shqipërisë, Deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim për qarkun Dibër Përparim Spahiu, ekonomisti Selami Xhepa dhe aktivisti Arlind Qorri./ Nga Sami Curri dhe Geri Emiri/

Të fundit