Flash News

OP-ED

Kronika rozë e euro-karamelatës

Kronika rozë e euro-karamelatës

Zef Zefi

Lideri, Ditëziu i jashtëm, Derkuci i Toyota-ve dhe spiropal-et janë parë të hidhen vetë në fushaten e shperndarjes se "karameleve" kryesisht per socialistët e rilindur dhe intelektualët e përlindur, po dhe popullatën bashkëqeverisëse. Aksioni i koduar "euro-karamelata" zhvillohet me rastin e (mos)refuzimit të hapjes së negociatave nga Europa ne vitet e ardhshme...

Formalisht kjo karamelatë nuk ndryshon shumë nga ato të mëhershmet; teknikët i fabrikojnë, merren kampionët i çohen liderit. Lideri i "deguston" me nga një të lëpime me organin kryesor të shijes. Siç dihet këtë proces-ekspertim, Ay e bën gjatë intervaleve të basketbollimit në zyrë. Mostër-tarët ndërkohë, presin në radhë gishtin e moth' të shefit. Kur ky e ngre, kjo nënkupton okay, që do të thotë gjithashtu se ka dalë dhe karameluesi fitues per situatën...

Mostra fituese dislokohet në kompjuterat bazë... të "tema-ve" të larta, pastaj e gjithë makineria mobilizohet në prodhimin "non stop" e pa firo, për distriburorët e mëdhenj tv, gazetime, kanë filluar ndërkohë, shpërndarjen e furnizimin e popullit. Nga pikëpamja formale e proceduriale, euro-karamelata nuk kishte ndonjë ndryshim nga karamelatat e tjera; e njëjta mbështjellëse mavi në brendësi të së cilës janë shenuar si gjithmonë udhëzimet për përdoruesin. Mirëpo befasite nuk i sosen rilindjes. E para, ndryshe nga karamelimet e mëhershme, vetë lideri me shpurën qeverisëse, kishte dalë me shporta e kaushe në aksion. E dyta ishte forma cilindrike e karameles me majuckë në njërin kah që nënkuptonte "drejtimin e duhur". Një formë e tillë e pa hasur gjatë me shumë se pesë viteve karamelimesh. E treta befasi ishte udhëzimi "shtojcë" i përdorimit, firmuar nga "peshkatari", (jo ai i Hemingueit) dhe vllahutinka. Shtojca konsistonte në nënvizimin për mospërdorim oral, sepse mund të kishta pasoja për rrugët e frymëmarrjes apo ato të ushqimit.

Edhe pse nuk ishte thënë shqeto, gjuha diplomatike, gjithçka supo(z)sto-nte. Nga ana tjetër shtypi skeptik, filloi të bubullojë se "euro-karamelata" kryeministrore nuk ka qënë e suksesshme. Kjo për faktin se shumë socialistë të pa për-lindur, intelektualë, po dhe shumë popull i mëngjër nuk kanë denjuar ta marrin porcionin e karamelatës. Gjithnjë sipas këtij shtypi i cili nuk hezitonte t’u referohej përgjimeve të veta, pohohej se shumë nga ata që i morën, as nuk e kanë futur karamelen në...(në gojë) Ajo që beri bujë kësaj here, madje e detyroi liderin të thirrë me urgjencë Byronë politike, nuk është kronika e zezë, por kronika rozë. Kjo e fundit ka shpërndarë nëpër kazane dhe rrjetet sociale fotot dhe videot më të pazakonta në historinë e karamelimeve; Rilindas që ecnin, më saktë rendnin me kërcime që nënkupton sikletisht gëzueshëm. Një bythëtundje apo ...kruarje e tillë aspak karakteristike për të rilindurit tanë, sidomos per moshat e shtyra me fotografi në duar, nuk ishtë parë ndonjëherë. Deri më tani nuk ka njoftime se Prokuroria e Përkohëshme të ketë nisur ndonjë procedim ligjor, ndonëse aludohet, pa spec-ifikime se shkak i kësaj kapardisjeje rilindase është euro-karamelata e fundit.

Të fundit