Flash News

KRYESORE

Krujë/ Vjedhin bateritë e antenës së një kompanie celulare

Krujë/ Vjedhin bateritë e antenës së një kompanie

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Krujës për vjedhjen e baterive të antenës së një kompanie celulare.

Blutë arrestuan shtetasit Nezir Kocja 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë dhe A. C.  17 vjeç, banues në  Krujë.

Policia thotë se dy të arrestuarit “më datë 29.06.2017, në vendin e quajtur”Mali i Krujës”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur bateritë e antenës të një kompanie celulare”.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan 6 bateritë e vjedhura.

Materialet kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja” në bashkëpunim.

Të fundit