Flash News

KRYESORE

Krutani kapet me drogë në banesë, arrestohet nga policia 22-vjeçari

Krutani kapet me drogë në banesë, arrestohet nga policia

Një 22-vjeçar është arrestuar në qytetin e Krujës pasi iu gjetën një sasi droge në banesën e tij. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Efektivet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të punës së tyre për parandalimin e rasteve të prodhimit të lëndëve narkotike,  në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, ditën e djeshme kanë goditur një tjetër rast.

 Është arrestuar në flagrancë shtetasi:  Aurel Markaj 22 vjeç, banues në Derven, Krujë.

“Më datë 11.09.2017, në Derven, Krujë gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A.Markaj u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3.7  kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa,” shkruhet në njoftimin e policisë.

Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale” Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar në nenin 283/1 të Kodit Penal.

 

Të fundit