Flash News

KRYESORE

Kryebashkiakja Ademi: Shkodra është lënë në dorë të krimit. Kryeministri duhet të ishte tmerruar

Kryebashkiakja Ademi: Shkodra është lënë në dorë

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi ka kritikuar ashpër Qeverinë dhe institucionet qendrore për mungesën e masave ndaj kriminalitetit gjithnjë e në rritje në kryeqendrën e veriut. Dy vëllezër u vranë sot në Shkodër si pjesë e një serie ekzekutimesh që kanë nisur që vitin e kaluar.

Ademi theksoi se kjo situatë duhet të kishte tmerruar kryeministrin Edi Rama dhe të gjithë Qeverinë, por mesa duket ka tmerruar vetëm qytetarët që janë lënë në dorë të larjes së hesapeve nga krimi.

“Sot jemi gdhirë me një ngjarje shumë të rëndë në Shkodër. Kanë ndodhur dy vrasje. Kjo është një ndër ngjarjet më shqetësuese. Kjo duhet të tmerrojë pikë së pari kryeministrin, pastaj zv/kryeministrin dhe më pas të gjithë Qeverinë. Por mesa duket ka tmerruar vetëm qytetarët e Shkodrës, të cilët kërkojnë prej kohësh që shteti, me përgjegjësinë që ka, të marrë në dorë situatën. Shkodra vijon të lihet në dorë të larjes së hesapeve të krimit. Kjo duhet të tmerrojë kryeministrin dhe zv/kryeministrin e Shqipërisë”, u shpreh Ademi.

Sipas gazetarëve, vrasja e Astrit dhe Ibrahim Bilalit në lagjen Kiras ka qenë e paralajmëruar për shkak të ngjarjeve të mëparshme që kanë ndodhur në Shkodër.

Të fundit