Flash News

KRYESORE

Kryebashkiakja e Shkodrës tregon forcën ndaj Vllaznisë: Kam çuar emra në Prokurori për trukime…

Kryebashkiakja e Shkodrës  tregon forcën ndaj Vllaznisë: Kam

“Kam denoncuar lojtarë në Prokurori për trukime, emrat do t’i merrni vesh kur të thirren një nga një”, ka reaguar kryebashkiakja Ademi dhe, kur është zhvilluar një takim mes drejtuesve më të lartë të klubit, ku ka qenë e pranishme kryebashkiakja Ademi, kryetari i këshillit të qarkut, Xhemal Bushati, si dhe anëtarët e këshillit të komisionit të sporteve, të kryesuar nga Vioresin Sinani.

“Unë nuk do të kursej asnjërin prej jush, nëse nuk arrini të gjeni lojtarë cilësorë për Vllazninë. Nuk dua justifikime, por dua ta bëni ekip. Kam çuar në Prokurori emrat e lojtarëve që kanë marrë pjesë në shitjet e ndeshjeve. Ta zgjidhin ata këtë çështje. Nuk jap emra kush janë lojtarët, por ju do t’i mësoni të gjithë kur të thirren”, – ka thënë Ademi, ndërsa më pas, ka marrë fjalën trajneri Cungu.

Ndërsa Gjyrezi ka bërë me dije se lojtarët aktualë kanë kërkuar rritje pagash, duke lënë të kuptohet se një prej tyre është edhe Shtubina, që nuk del prej ditësh në stërvitje. Pas fjalëve të Cungut dhe Gjyrezit nuk ka munguar reagimi i kryebashkiakes Ademi. “Për sa u përket gjetjes së lekëve, të mos diskutohet më. Financat nuk do të mungojnë për të bërë ekipin. Por nuk dua të hidhen lekët kot dhe të mos kemi ekip"-shprehet ashpër Ademi.

Të fundit