Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i dënuar për kanosje merr detyrën, urohet nga Niko Peleshi

Procesi i konstituimit të 60 kryebashkiakëve të Partisë Socialiste po shkon drejt fundit. Radha për tu betuar i ka takuar socialistit Pali Kolefski të Bashkisë së Pustecit.

Në ceremoni ishte i pranishëm edhe deputeti i PS, Niko Peleshi që garantoi banorët se  Kolefski do të transformojë bashkinë.

“Pali Kolefski fillon sot punën për transformimin e Bashkisë Pustec. Rreth 55% pjesëmarrje në votim, shtrengim duarsh ndërmjet ish-kryetarit dhe kryetarit të sapozgjedhur, konsensus për kryetaren e re të Këshillit Bashkiak janë fillimi më i mirë i një pune të palodhur për gjithë minoritetin maqedonas pa dallim. Suksese! “, shkruan Peleshi.

Në formulatin e vetë-deklarimit, Kolefski ka pranuar se në 2005-ën është dënuar me gjobë nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë për vepren penale të kanosjes.

Formulari i vetedeklarimit:

Të fundit