Flash News
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Lejuan 37 ndërtime të paligjshme, dënohen dy kryeinspektorë dhe inspektorë të IMT në Bashkinë e Lushnjes
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Kryebashkiaku i gafës epike lavde në sy të Edi Ramën: Të na rrojë sa malet!
Kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi i njohur tashmë edhe për gafën epike që bëri gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale, duke thënë “fitore publiçitare” dhe jo peblishitare, nuk i ka kursyer lavdet në sy të kryeministrit.
Gjatë fjalës së tij në një takim që po mban sot kryeministri, në kuadër të mbledhjes së qeverisë në Gjirokastër, Peçi nuk është treguar i kursyer jo vetëm për projektet që janë realizuar deri tani, por edhe duke i atribuuar meritat shefit të qeverisë.
“Të na rroj sa malet, ky burri këtu. Ky po i bën të gjitha.Po ka burrë nëne që ka vënë dorë je vetëm tij. T'i shprehim falënderimet e përzemërta me një duartrokitje shokut Edi Rama”, është shprehur kryebashkiaku.