Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i natës del kundër Veliajt: Vendi më i mirë për të shpëtuar kokën është Teatri

Kryebashkiaku i natës në Bashkinë e Tiranës, Briken Fejzullai, nëpërmjet një statusi në profilin e tij në Facebook, i ka dalë kundër Veliajt, duke thënë se vendi më i sigurt për të shpëtuar kokën është Teatri.

“Kisha menduar gjithmonë, që në rast emergjencash natyrore, vendi ideal për t'u strehuar do të ishte Kuvendi; duke qenë se rrufeja nuk bie kurrë në hale... por pas tërmetit të sotëm, mësova se vendi më i mirë për të shpëtuar kokën në Tiranë, është Teatri Kombëtar,”- shkruan Fejzullai në Facebook.

Ndërkohë shkrimin e ka shoqëruar dhe me hashtage, që ironizon shembjen e teatrit, duke lënë të kuptohet kështu se kryebashkiaku i natës është kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Të fundit