Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i Tiranës që jeton me standardet ekonomike të Zvicrës

Kryebashkiaku i Tiranës që jeton me standardet ekonomike të

Pak ditë më parë u bë publik vendimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të ndaluar lypjen në rrugët e qytetit dhe, për më tepër, të gjobisë të gjithë lypësit me 2 mijë deri në 10 mijë lekë.

Ndalohet “kërkimi i lëmoshës në mjedise publike dhe fshirja ose pastrimi i xhamave të makinave në semafor”, thuhet në vendimin e bashkisë së Tiranës.

Në të vërtetë, ky vendim nuk është shpikje e kryebashkiakut Veliaj, por një vendim i tillë zbatohet edhe në Zvicër.

Të konsideruar si ndër njerëzit më të pasur dhe me mirëqenie më të lartë në botë, zvicerianët e ndalojnë me ligj lypjen në rrugët e qyteteve të tyre. Madje, kantoni i Vaud vendosi në vitin 2016-ën që personat që kërkonin lëmoshë të gjobiteshin deri në 100 franga.

Ndonëse Gjykata e shtyu aplikimin e gjobës për një afat tjerër, në kantonin zviceran drejtuesit e institucioneve e argumentuan vendimin kundër lypjes me faktin se, shteti u siguron të gjithë njerëzve të drejtat dhe financimin për të patur jetesën minimale. Ndërkohë, në vendin tonë, për shumë njerëz, lypja është e vetmja mundësi për të shtyrë ditët, pasi shteti nuk u siguron qytetarëve as jetesën minimale.

Ndalimi i lypjes dhe fshirja e xhamave të makinave nuk është veprimi i vetëm që kryebashkiaku Veliaj ka ndërmarrë kundër kësaj kategorie njerëzish. Me ardhjen në krye të bashkisë, Veliaj ndaloi mbledhjen e kanaçeve nga njerëzit e varfër, të cilët më i shisnin ato për të siguruar disa të fitime. Shpeshherë janë publikuar foto dhe video ku shihet policia bashkiake teksa sekuestron thasët me kanaçe.

Të fundit