Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i Vorës si Elvis Rroshi? Ndryshoi emrin në Greqi

Veç Valdrin Pjetrit te Shkodres, tjetër kryebashkiak i Partisë Socialiste rezulton se ka probleme me ligjin e dekriminalizimit. Agim Kajmaku, i sapo dekretuar në Vorë, në dokumentin e tij të dekriminalizimit, ka shkruar se ka emigruar në Greqi ku edhe ka pasur emër tjetër.

Jorgo Toto, është një nga emrat që Kajmaku ka pasur në Greqi dhe nga të dhënat mësohet se ai ka qenë i dënuar, vepër të cilën ai nuk e ka deklaruar në dekriminalizim. Agim Kajmaku siç shihet dhe nga formulari i dorëzuar, ka ndryshuar emrin por nuk ka dhënë asnjë të detaj tjetër ashtu siç e kërkon formulari.

Nuk dihet nëse kryeministri Edi Rama ka pasur dijeni në momentin që ka vendosur ta kandidojë në krye të një prej bashkive të rëndësishme të vendit. Nëse rezulton se Kajmaku ka qenë për ndonjë vepër penalë, atëherë në Vorë mund të ripërsëriten zgjedhjet.

Të fundit