Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku i PD në një sallë me Edi Ramën: Në vendin tuaj duhet të ishte Basha...

Kryebashkiaku i PD në një sallë me Edi Ramën: Në vendin

Kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj, që vjen nga radhët e demokratëve, ka marrë pjesë në takimin që kryeministri Edi Rama zhvilloi me banorët e këtij qyteti për buxhetin e vitit 2018. Frrokaj ka dhënë një mesazh paqeje me Ramën, për hir të qytetarëve, por nuk ka fshehur dëshirën që në vend të kryeministrit aktual duhet të ishte kryeopozitari Lulzim Basha.

“Unë personalisht nuk jam nga ata që bëj atë veprimin tjetër për inat të vjehrrës. Pra nëse reformat tuaja do të jenë të suksesshme unë do t’i mbështes. Ky bilanc mbetet për t’u bërë nga shqiptarët në fund të mandatit dhe unë sinqerisht të uroj punë të mbarë në këtë mandat që keni nisur. Do doja që këtu, në vendin tuaj, të ishte Basha por shqiptarët kështu zgjodhën dhe unë do e respektoj verdiktin tuaj”, tha Frrokaj.

Rama e ka dëgjuar në heshtje deklaratën e Frrokajt dhe nuk replikoi, ndryshe nga se vepron zakonisht.

Të fundit