Flash News

KRYESORE

Kryebashkiaku Veliaj, mesazh për zjarrfikësit e zjarrit në Ibë

Kryebashkiaku Veliaj, mesazh për zjarrfikësit  e zjarrit në

Një zjarr i përmasave të mëdha që ka rezikuar dhe disa banesa, u  shfaq sot zonën e Ibës në Tiranë, pjesë e Bashkisë së Tiranës.

Por falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrfikësve, ushtrisë dhe forcave të policisë u bë e mundur lokalizimi i flakëve dhe shuarja e tyre para se ato të shkaktonin ndonjë dëm më të madh.  Për këtë ndërhyrje të shpejtë dhe produktive ka reaguar dhe kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, i cili përmes një statusi falënderon të gjithë ata që kontribuan pë shuarjen e zjarrit.

“Flm heronjve tanë në Ibë – luftë disa orëshe me zjarret nga ajri, lumi e mali. Jam krenar për ju, e gjithë Tirana ju është mirënjohëse“, shkruan Veliaj.

Ky ishte zjarri më i madh dhe më i rrezikshëm në këtë njësi administrative.

Të fundit