Flash News

KRYESORE

Kryefjala e "MTV EMAs" mbrëmë ishte Dua Lipa

Një nga eventet më të mëdha muzikore të vitit, "MTV EMA" është hapur nga këngëtarja Dua Lipa. Këngëtarja 24-vjeçare ka rrëmbyer gjithë vëmendjen më paraqitjen e saj ekstravagante dhe shumë tërheqëse me balerinat e veshura të gjitha me të verdhë dhe ajo me të zezë. Dua Lipa është kthyer në muzikë si një diva me një këngë e zhanrit 'elektro' të cilën sapo e ka publikuar. "Don`t  start now" titullohet kënga që është pritur jashtëzakonisht mirë. Performanca e saj është komentuar pafund dhe ka kaluar pritshmërinë në kanalin "MTV International" në YouTube, performanca e Duas (ende pa bërë 24 orë) ka marrë rreth 1 milionë e 200 mijë klikime. Gjithashtu, veshja e saj në tapetin e kuq dhe në sallë ka marrë shumë komente. Dua Lipa me pak fjalë ka qenë kryefjala e mbrëmjes duke zënë të gjitha hapësirat televizive që ishin të pranishme.
 
View this post on Instagram
 

@dualipa getting her photos taken at the MTV EMA’s! Video via: @julianrupert #dualipa

A post shared by Dua Lipa News (@lipadailynews) on

Të fundit