Flash News

KRYESORE

Kryefjalë largimi i Ramës dhe Veliajt/ Përfundon protesta e Aleancës për Teatrin; rikthehet pasnesër

Kryefjalë largimi i Ramës dhe Veliajt/ Përfundon protesta e

Pas një pauze disa mujore për shkak të pandemisë, janë rikthyer protestat në Tiranë. E fundit ishte ajo e organizuar nga presidenti Meta kundër atij që e quajti grusht i shtetit. Ndërsa sot protestoi Aleanca për Teatrin Kombëtar.

Protesta  zgjati rreth dy orë e gjysmë dhe ju bashkuan artistë e mbështetës të Aleancës për Teatrin si edhe opozita.

Regjisori Robert Budina, i cili është një prej organizatorëve tha se nesër nuk do të protestohet për të respektuar Natën e Kadrit për besimtarët myslimanë. Ai lajmëroi se protesta e radhës do të jetë të mërkurën në orën 17:30 minuta.

Protesta ishte përgjithësisht e qetë përveç një momenti kur shpërtheu një kapsollë, e cila plagosi gazetaren Soni Prifi. Autori u konsiderua provokator nga ana e organizatorëve të protestës.

Kryefjalë e protestës ishte kërkesa për largimin e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe kryeministrit Edi Rama. Analisti Fatos Lubonja kërkoi dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj. Në mesazhin e tij Lubonja nënvizoi se ka ardhur koha që qeveria të përgjigjet para drejtësisë.

I pranishëm në protestën kundër prishjes së Teatrit Kombëtar ishte edhe ish kryeministri Sali Berisha. Në fjalën e tij Berisha bëri thirrje për bashkim e rrëzim të qeverisë. Ish kryeministri tha se as vetë socialistët nuk e duan Edi Rama, madje tregoi se një prej tyre ishte bërë pishman që e kishte  votuar.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shfaq ndryshe në protestë. Në bluzën e saj mbante ikonat e Teatrit. Ajo dha mesazhin: Do ta ringremë sërish tempullin e shembur nga vandalët.

Presidenti Ilir Meta, i cili nuk mori pjesë në protestë dha mesazhin për të rinjtë nga zyra e presidencës: Mos u provokoni nga Talebanët!

Teksa në hyrje të pedonales po mbahej protesta, Veliaj dhe Rama postuan video-live (të inçizuara më parë) nga Teatri i Operas dhe Baletit.

Të tjera lajme nga protesta:

Policët si “operatorë”, fotografojnë protestuesit nga tarraca e Ministrisë së Brendshme

Provokimet trembin protestuesit, Ergys Mërtiri: Mos u largoni; janë vetëm shashka. Shashkat e lali Erit nuk vrasin njeri

‘U përpoqën të na vrasin shpresën, s’jemi pjesë e politikës!’,mesazhet e artistëve nga protesta kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Të fundit