Flash News
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Kryemadhi: 58 mln eurot e koncesionit të 31 dhjetorit mjaftonin për të përgjysmuar tarifat e studentëve
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me Komitetin Drejtues të LRI-së së Fierit. Gjatë fjalës së saj në këtë takim Kryemadhi u ndal te protesta studentore, për të cilat tha se kjo protestë nuk është partiake, por është protestë politike, e cila në thelb të saj ka kërkesat ekonomike, sepse çdo shqiptar pa dallim bindjesh politike ka probleme financiare.
Kryemadhi tha se të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë së bashku me studentët, pasi Shqipëria ka nevojë për një qeveri e cila u shërben qytetarëve të saj dhe nuk i vjedh ata. Kryetarja e LSI-së tha se do të mjaftonte vetëm vlera e koncesionit që qeveria miratoi në heshtje në natën e 31 dhjetorit, për të përgjysmuar tarifat e studentëve.
“Ka ardhur koha për të protestuar për një jetë më të mirë, duhet të protestojmë për një qeveri , e cila ju shërben qytetarëve të saj dhe jo një qeveri që i vjedh qytetarët ë saj. Duhet të protestojmë për 8 kërkesat e studentëve sepse qeveria ose ministrat që ikën, dolën dhe folën për koncesionet që kanë firmosur ditën që i ka shkarkuar Edi Rama, por asnjëri nuk foli për 8 kërkesat e studentëve. 8 kërkesat e studentëve janë shumë të thjeshta, vetëm me 31 Dhjetor, Damian Gjiknuri ka dhënë 58 milion euro koncesion për TEC-in e Vlorës dhe nuk i kushtonte asnjë gjë Edi Ramës mos t’i jepte këto për TEC-in e Vlorës për koncesione. Por le t’ia jepte studentëve dhe u mbyllte kërkesa e parë, ajo që është përgjysmimi i tarifave të studentëve”, tha Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Kryemadhi komentoi edhe ndryshimet në qeveri: “Rama për të shpëtuar fytyrën e vetë rrëzoi qeverinë e tij ngriti një qeveri tjetër që është qeveri UFO-sh, që nuk kanë asnjë lloj identiteti.”