Flash News
Atentat në Memaliaj, qëllohet me breshëri arme avokati
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Monika Kryemadhi thotë se opozita ka ndërtuar një strategji hermetike për të parandaluar rrjedhjen e informacionit te kryeministri Rama, ndërsa e akuzon edhe për përgjime.
"Rrjedhja e informacioneve ka qenë gjithmonë ajo që i ka dhënë Ramës mundësinë marrjes dhe të lëvizjes.
Për hir të së vërtetës nëpërmjet sistemit të përgjimeve që ka, nëpërmjet sistemeve të networkut që ka, të gjithë funksioneve të Policisë së Shtetit, të Shërbimit Informativ, të gjithë strukturave të ushtrisë. Neve një video na del në televizion dhe kompania e cila është e licencuar nga Endri Fuga na e heq të drejtën, heq fytyrën time dhe zërin tim sepse paska ai të drejtën e thënieve të mia që them unë në televizionin tuaj, dhe nuk e paskam unë.
Ma heq mua nga Facebook-u dhe nga rrjetet e mia sociale. Me ç’të drejtë? Kjo sepse nuk do që të shpërndahet një video e një opozitari. Ama kur janë videot, intervistat e qeveritarëve, apo të njerëzve që u pëlqejnë Edi Ramës nuk e paska ai të drejtën e autorit.