Flash News

KRYESORE

Kryemadhi i bashkohet protestuesve: Rama është vetëm, qytetarët do e rrëzojnë

Kryetarja e Lëvizjes Socialistë për Integrim i është bashkuar protestuesve. Në fjalën e saj ajo deklaroi se Rama sot është vetëm dhe të gjithë qytetarët bashkë do e rrëzojnë Atë.

Ndërkohë vihet re që përkrahë Kryemadhit ishte një vajzë e vogël që e shoqëronte, gjithashtu pranë saj duket Nora Malaj, Floida Kërpaçi dhe Kejdi Mehmetaj.

“Qytetarët janë të qeshur për t’i treguar Ramës se ai është vetëm dhe se ata janë të gjithë bashkë.

Edi Rama më shumë se kurrë duhet ta kuptojë që është vetëm, sot është një pjesëmarrje e jashtëzakonshme, njerëzit sot kanë treguar se nuk janë të varfër shpirtërisht, çizmja është për ata që kanë mbetur vetëm jo për qytetarët. Ai është vetëm, vetëm, vetëm, vetëm", u shpreh Kryemadhi.

Të fundit