Flash News

KRYESORE

Kryemadhi debaton me ish-politikanin: Të kanë hequr vizën amerikane

Kryemadhi debaton me ish-politikanin: Të kanë hequr vizën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin “Open” se Kreshnik Spahiut i është hequr viza amerikane, i cili ishte i ftuar në program përmes një lidhje nga Gjermania.

Kryemadhi i kërkoi disa herë Spahiut të tregojë nëse shkon dot në SHBA, por hasi në kundërshtimet e tij.

Që prej 2015-ës, Spahiu jeton në Berlin ku punon për një organizanë ndërkombëtare si jurist. Në të kaluarën, ai ka qenë kryetar i Këshilllit të Lartë të Drejtësisë dhe kryetar i “Aleancës Kuq e Zi”.

Diskutimi:

Kryemadhi: Ti Kreshnik, na trego vizën amerikane?

Spahiu: Do ta tregoj kur të shkoj në Uashtington?

Kryemadhi: Tregoje tani?

Spahiu: Vasilit i kanë hequr vizën amerikane.

Të fundit