Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Deliri i pushtetit nuk njeh më kufij. Të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë revansh!

Kryemadhi: Deliri i pushtetit nuk njeh më kufij. Të gjithë

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk është mjaftuar me reagimin e djeshëm, kur e cilësoi atë “Adoleshent”, por ka bërë edhe sot në mëngjes një status tjetër, në lidhje me “listën e zezë” të Ramës. Pas reagimeve të Petrit Vasilit, Luan Ramës dhe vetë Monikës, ky reagim i sotëm vjen pas reagimit të vetë Ramës në mesnatë, ku shkoi më tej me “kërcënimin” e tij: “S’keni parë gjë akoma…”.

Kryemadhi shton në opinion e saj të sotëm se “deliri i pushtetit nuk njeh më kufij dhe shenjat e para të sundimit të pakicës, që vodhi zgjedhjet e qershorit, sipas saj po jep shenjat e para. Karafili i qeverisë nuk sheh më përtej oborrit të tij, krimit dhe drogës, bashkëpunëtorëve të vjedhjes së votes dhe oligarkëve”.

Ja statusi i Kryemadhit:

“Mirëmëngjes!

Nuk ka më qesharake se të lexosh çfarë kryeministri shkruan pas mesnate, duke u munduar të justifikojë publikimin e një “liste të zezë”, të ngjashme me fletërrufetë e komunizmit. Sado të përpiqet me arrogancë dhe paralajmerime, Edi Rama nuk e shmang dot paturpësine e tij dhe të oborrtarëve të tij që shkelën çdo të drejtë njerëzore dhe publike duke linçuar, jo vetëm punonjës të administratës, por edhe prokurorë e gjykatës, që nuk janë aspak kompetencë e kreut të qeverisë.

Por deliri i pushtetit nuk njeh më kufij dhe shenjat e para të sundimit të pakicës, që vodhi zgjedhjet e qershorit, po jep shenjat e para. Karafili i qeverisë nuk sheh më përtej oborrit të tij, krimit dhe drogës, bashkëpunëtorëve të vjedhjes së votes dhe oligarkëve. Pushteti pa kufij që ata i dhanë me tjetërsimin e votës e bën atë të mendojë dhe veprojë si një diktator, duke harruar që ky popull ka memorie dhe nuk i toleron akte të tilla paturpësie.

Ndaj të gjthë së bashku duhet ta ndalojmë këtë delirant që nuk njeh më kufizime. Sot më shumë se kurrë opozita duhet të jete e fortë dhe e bashkuar për ti treguar këtij kryeministri në delir se pushteti i pakufizuar dhe arroganca janë te papranueshme në demokraci, qoftë edhe në një demokraci të brishtë si e jona. Të gjithë së bashku duhet ta ndalojmë këtë revansh që u ble në 25 qershor me lekët e krimit dhe drogës. LSI do të vijojë çdo ditë dhe pa kompromis betejën e saj kundër instalimit të pushtetit mafioz. Të gjithë së bashku do ti japim përgjigjjen që meriton arrogancës së pushtetit të blerë me parate e krimit dhe drogës. E drejta e votës do të jete synimi ynë. Askush nuk na ndal në këtë rrugë drejt lirisë që çdo shqiptar ka për të vendosur të ardhmen e tij dhe te fëmijëve të tij."

Të fundit