Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Do të ketë protesta para Parlamentit sa herë të ketë seancë plenare

Kryemadhi: Do të ketë protesta para Parlamentit sa herë të

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është shprehur gjatë fjalës së saj para protestuesve se parlamenti do të rrethohet nga opozita çdo ditë që shumica ta mbledhë për seancë.

"Sot frikacakët përdhosën për të disatën herë selinë e Kuvendit. Këta treguan se nuk janë përfaqësues të popullit, por të të Abdylajve, Habilajve dhe kriminelëve. Nuk ekziston respekti për votuesit e tyre socialistë, por për Vangjushin dhe të gjithë kriminelët e tjerë që përdorën paratë e drogës për të bërë Edi Ramën kryeministër. Nuk mbetet gjë tjetër për të thënë vetëm 'Rama ik, Rama ik'.

Fenomeni i Ramës, nuk duhet ta shikojnë më sytë e shqiptarëve, pasi largoi 400 mijë shqiptarë nga Shqipëria, që shkatërroi ekonominë shqiptare për të pasuruar 5 njerëz. Ai parlament i cili është thjeshtë krenaria e Ramës, do të jetë turpi i shqiptarëve. Prezenca jonë do të jetë çdo ditë kur ajo seli e parlamentit, më parë ka qenë foltorja e fjalës së lirë, nuk do të jetë e lirë nga rrethimi që populli do i bëjë asaj. Do ta rrethojmë çdo ditë sa herë do të bëjnë seancë", u shpreh Kryemadhi.

Të fundit