Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Duhet një politikë e re në bashkëpunimin ekonomik me SHBA

Kryemadhi: Duhet një politikë e re në bashkëpunimin ekonomik

Gjatë vizitës të saj në Washington kryetarja e LSI-së MOnika Kryemadhi, zhvilloi takime në Departamentin Amerikan të Tregëtisë, ku në Byronë e Industrisë dhe Sigurisë, zhilloi një takim me Ndihmës Sekretarin e Tregëtisë për Menaxhimin e Eksportit Richard Ashooh. 

Kryemadhi ftoi përfaqësuesit të Departamentit të Tregëtisë të vizitojnë Shqipërinë në kuadrin e aktiviteteve të organizuara për fushat që ky departament mbulon pasi Kryemadhi konstatoi se duhet një politikë e re në bashkepunimin ekonomik me SHBA që ti përshtatet më mirë zhvillimit aktual të ekonomisë së Shqipërisë dhe hapjes gjithmonë më të madhe të saj ndaj biznesit Amerikan.

Kryemadhi zhvilloi një takim edhe me Sarah Kemp, Zv. Drejtoresha e Përgjithshme e Drejtorisë për Investime Ndërkombëtare. Kryetarja e LSI nënvizoi se pa një prani që rritet dukshëm të investimeve amerikane nuk mund të kemi atë zhvillim ekonomik për të cilin Shqipëria ka aq shumë nevojë dhe që është i lidhur drejtpërdrejtë me punësimin. Gjithashtu, kryetarja e LSI-së evidentoi se turizmi, infrastruktura, energjia dhe bujqësia mbeten fushat prioritare të bashkëpunimit ekonomik.

Të fundit