Flash News

KRYESORE

Kryemadhi e Berisha, bashkë kundër gjestit të Ramës: E vërteta e shëmtuar...

Kryemadhi e Berisha, bashkë kundër gjestit të Ramës: E

“The ugly truth 😊” (E vërteta e shëmtuar )😊.   I ka mjaftuar një togfjalësh kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, për të përcjellë reagimin e saj në lidhje me qëndrimin aspak dinjitoz që mbajti kreu i Qeverisë, Edi Rama, gjatë fjalës së saj në Kuvend ku kritikoi programin e tij. Në vend që të dëgjonte fjalën, kritikat dhe qëndrimin e opozitës, Rama vuri kufjet, në shenjë proteste. Por Kryemadhi ka reaguar, duke i bashkangjitur qëndrimit të saj edhe qëndrimin e liderit historik të PD-së, z. Sali Berisha, që tha: “Kjo foto provon dhe njehere kompleksin e Rames nga grate. Kur nuk u mbyll dot gojen me "dore", "xhentellmeni" mbyll veshet! Sb”. Ky qëndrimi i përbashkët i kryetares së LSI-së dhe ish-kryeminisitrit Berisha shpreh, në një farë mënyre një lloj aleance mes tyre, që vijoi më tej me kalimin e komsionit Parlamerntar të Shëndetësisë LSI-së , i cili do kryesohet nga Petrit Vasili.

Të fundit