Flash News

KRYESORE

Kryemadhi e ndien shumë braktisjen e të rinjve..., edhe brenda LRI-së

Kryemadhi e ndien shumë braktisjen e të rinjve..., edhe brenda

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po e ndjen shumë braktisjen e të rinjve, braktisje që po i bëhet vendit çdo ditë, por LSI-së e LRI-së. Me kalimin e LSI-së në opozitë është lëkundur diçka dhe ka pësuar rënie numri i të rinjve, një pjesë e të cilëve nuk kanë shumë kohë për të humbur në radhët e LSI-së, të presë derisa ajo të vijë në pushtet. Ata, ose janë larguar e po largohen jashtë atdheut çdo ditë, ose kanë ndërruar krah poltik, duke iu bashkangjitur Ramës dhe PS-së dhe këta të fundit nuk janë pak...

Këtë gjë Kryemadhi e vuri re këto ditë, në Jalë. Dje Lëvizja Socialiste për Integrim së bashku me Lëvizjen Rinore për Integrim organizoi ceremoninë mbyllëse të kampingut veror. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin disa nga figurat e larta të LSI-së dhe të LRI-së.  Duke folur përpara pjesëmarrësve, kryetarja e LSI-së Kryemadhi tha se “pjesa më e madhe e të rinjve këtu janë studentë, gjimnazistë apo sapo kanë mbaruar shkollën dhe asnjëri nga ju nuk ka garanci se çfarë do të ndodhë me të nesër, ku do të punojë, ku do të jetojë dhe çfarë të ardhme ka. Dhe për këtë fajin e ka politika, por si mund ta lësh ti politikën të vendosë për fatet e tua. Më mirë të vendosësh vetë për fatin tënd, sesa dikush tjetër që nuk të konsideron.  Është shumë e rëndësishme që ju të merrnin në dorë jo vetëm fatin tuaj, por edhe fatin e të gjithë rinisë shqiptare”,- u shpreh kryetarja e LSI-së duke shtuar se “Shqipëria është një vend me një rini aktive, por që çdo ditë e më shumë po zbrazet sepse qindra e mijëra të rinj e të reja ikin dhe nuk e kthejnë më kokën prapa. Ju e shikoni këtë bregdet aq të bukur, por nuk të ofron atë çfarë ofrojnë vendet e tjera evropiane”.

Të fundit