Flash News

KRYESORE

Kryemadhi e shigjeton për Rrugën e Kombit dhe përmbytjet në Shkodër, Rama sot pa kufje, shikoni ç’bën me Ahmetajn

Ndryshe nga seanca e kaluar, ku kryeministri Edi Rama ndiqte seancën në kuvend me kufje në vesh, ditën e sotme ka zgjedhur të reagojë në një tjetër formë ndaj deputetëve të opozitës, të cilët e kanë shigjetuar me akuza të shumta për ekonominë e vendit.

Ndërsa kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka akuzuar atë për largimin e shqiptarëve për një jetë më të mirë jashtë vendit, taksat e reja në kurriz të shqiptarëve, përmbytjet në Shkodër, apo deputetët e PS të korruptuar që nuk justifikojnë dot pasuritë e tyre, Rama ka mbajtur një qëndrim indiferent. Ndërsa në dukje nuk i dëgjon akuzat ndaj tij, Rama shihet teksa bisedon qetësisht me ministrin e Financave, Arben Ahmetaj, ndërkohë, Kryemadhi vazhdon me akuzat:

“Kemi një qeveri që vepron sikur është në azil. Për disa ditë me radhë në Shkodër po jetojnë mes ujit. Qeveria është shurdh-memece e s’do t’ja dijë nëse janë gjallë ata njerëz. Ai mendon për ta vetëm në ditën e votimit për t’ju blerë votën. Rruga e kombit rrezikon të bëhet vijë demarkacioni. Veriu i vendit tashmë duhet të paguajë edhe taksën e izolimit, për çfarë integrimi rajonal flasim kur populli më i varfër paguan taksën më të lartë në Evropë. Pas spitaleve edhe pacientët do bëhen me kocmesion së shpejti. Kjo qeveri po i rreh qytetarë me taksa, shumë shpejt edhe ajri do jetë me taksë. Ujin po e paguajnë si naftë dhe naftën si danezë, po ndërton kulla, por asnjë fabrikë. A ka dijeni për pasurinë e kolegëve të tij? Njerëz milionerë që nuk justifikojnë as makinat e tyre. Kanë vjedhur e tjetërsuar pronat e pronarëve të ligjshëm”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit