Flash News
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Lirohet nga qelia ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Fran Tuci
Konstituimi i grupit të dialogut PD-PS, Bylykbashi: Prioritet është Reforma Zgjedhore
Konstituohet grupi i dialogut mes opozitës dhe mazhorancës për ‘Reformat’
Tragjikomedia e AADF me Butrintin: Një i panjohur do të drejtojë bordin shkencor të fondacionit
Kryemadhi e vendosur: S’do të jem në krah të Ilir Metës kur të betohet si President
Duke folur nga kampi i LRI-së në Jalë, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi përgëzoi të rinjtë për organizimin e mbajtur në pjesëmarrjen e të rinjve socialistë nga shumë vende të botës.
Kryemadhi në vijim të bisedës foli edhe për rolin e ri të LSI-së si forcë opozitare.
“Në do të jemi në opozitë dhe do kemi në krah të gjithë ata që kërkojnë të jenë në opozitë me këtë qeveri që erdhi në pushtet me vota të vjedhura”, tha Kryemadhi.
E pyetur në lidhje me zgjedhjen e Ilir Metës si President dhe rolin e saj si Zonjë e Parë, ajo u shpreh se vendimi i saj është që të mos qëndrojë në krah të kreut të Shtetit, por të punojë për rritjen dhe forcimin e LSI-së.
“Unë e kam marrë vendimin.
Do të marr pjesë si deputete dhe kur të marrë Ilir Meta postin do të jem aty si kryetare e LSI-së.
Jemi në luftë për të sensibiluzur të rinjtë dhe të rejat për tu ndarë nga politika e vjetër”, tha Kryemadhi. “ABC News”