Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Edi Rama duhet të arrestojë Damian Gjiknurin dhe Afrim Qëndron

Kryemadhi: Edi Rama duhet të arrestojë Damian Gjiknurin dhe Afrim

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka kërkuar arrestimin e Damian Gjiknurit, ministër i Infrastrukturës, dhe Afrim Qëndros, drejtor i ARRSH-së. Gjatë takimit me strukturat e LSI-së në Elbasan, Kryemadhi kërkoi nga kryeministri Edi Rama arrestimin e dy zyrtarëve të lartë “për vjedhjen e tmerrshme që kanë bërë në Unazën e Re.”

“Edi Rama të kuptojë që dialogu që kërkon nuk është monologu i tij, por dialogu që ai kërkon është dialog për hapjen e negociatave dhe nuk ka të bëjë me Edi Ramën, por ka të bëjë me detyrat e shtëpisë që Edi Rama duhet të bëjë: një , të arrestojë Afrim Qendron dhe Damian Gjiknurin për vjedhjen e tmerrshme që kanë bërë në Unazën e Re. Për të kërkuar falje publike për falsifikimin e firmës së Sekretarit të Shtetit, sepse ajo është bërë me urdhër të Edi Ramës dhe përgjegjësinë duhet ta mbajë ai, për të kërkuar falje për të gjitha veprimet e vonuara që bën sepse është bashkëpunëtor në krim është bashkëpunëtor në vjedhje, është bashkëpunëtor në falsifikim. Ky njeri që ka marrë sot peng Shqipërinë duhet ta kuptojë që ka vetëm dy rrugë ose fundin e tmerrshëm ose tmerr pa fund, sepse gratë dhe vajzat shqiptare nuk do të ndalen, më shumë nuk do të ndalen nënat, të cilat e japin jetën për fëmijët e tyre dhe të ardhmen e tyre, ti bëjë mirë llogaritë Edi Rama sepse nuk ka prindër që lë fëmijët e tij në rrugë sepse i do qejfi Edi Ramës. Edi Ramës i erdhi momenti, o sot o kurrë, prandaj o të shpëtojë veten dhe familjen e tij, ose shqiptarët do at ngrenë zgupthi, jo burrat, por do ta ngrenë gratë shqiptare sepse e kanë ndarë mendjen për të ndërtuar familjet e tyre në Shqipëri dhe për ti dhënë të ardhme Shqipërisë”, deklaroi Kryemadhi.

Sa i përket votës kundër të mazhorancës në Kuvend për vetting-un në politikë, Kryemadhi theksoi se “sekti i ‘Rilindjes’ nuk do Reformën në Drejtësi, nuk do hapjen e negociatave me BE.”

Ajo kritikoi kryeministrin Rama edhe për neglizhencën që po tregon ndaj protestës së studentëve.

“Edi Ramës po t’i dhimbseshin të rinjtë shqiptarë, Shqipëria sot nuk do të mbante vendin e katërt për emigracion, ku e mban Siria pas nesh që është në luftë”, tha Kryemadhi.

Të fundit