Flash News

KRYESORE

Kryemadhi i përgjigjet me ironi Ramës: Si e parashikoj të ardhmen si doktoreshë dhe fallxhore

Kryemadhi i përgjigjet me ironi Ramës: Si e parashikoj të ardhmen

Sot në Konventën Kombëtare të LSI-së, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi i është përgjigjur po me të njëjtën monedhë, me ironi kryeministrit Edi Rama, i cili e ka quajtur fallxhore.

“Edhe si doktoreshë edhe si fallxhore e parashikoj të ardhmen e vendit të ndritur të begatë, pa Ramën kryeministër, pa qeverinë e kapur nga krimi dhe oligarkët”– u shpreh Kryemadhi.

Më tej ajo u shpreh se për herë të parë janë mbledhur të gjithë si qytetarë të thjeshtë dhe jos i deputetë.

“Konventa kombëtare e LSI-së, mblidhet për herë të parë si shqiptarë të thjeshtë, pa mandat deputeti. LSI-në nuk e bëjnë njerëzit, e bën shpirti, dashuria që kemi ne për njëritjetrin”, tha me tej Kryemadhi.

Të fundit