Flash News

KRYESORE

Kryemadhi kërkon arrestimin e ministres së Drejtësisë: Ekstradimi i Seitit, shkelje ligji

Kryemadhi  kërkon arrestimin e ministres së Drejtësisë:

Pas ndërprerjes së seancës me kërkesë të kreut të Grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës, Monika Kryemadhi ka dal në një prononcim për mediet.

Kryemadhi kërkoi arrestimin e ministres së drejtësisë, Etilda Gjonaj, pasi sipas Saj ka shkelur ligjin me vendimin për ekstradimin e Nazer Seititi në Itali.

“Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj iku me vrap, por ajo duhet të arrestohet për shkelje të ligjit. Provën e vetme ndaj Tahirit, Nazër Seitaj ata e larguan.

Këtë të sotmen e prisja por nuk prisja të kishin frik dhe nga fjala e deputetit demokrat Edmond Spahio. Turp më e madhe nuk ka, të kesh frikë  nga një fjalë.

Sado që Rama mundohet të humbasë vëmendjen nga ngjarjet aktuale me historia, nuk do shpoj dot nga përgjegjësia më e madh që ka ai si kryeministër dhe nga shqiptarët të cilët kanë lënë vendin dhe janë larguar”, tha Kryemadhi.

Ndërsa në lidhej me protesta ajo u shpreh se ato do të vazhdojnë.

“Protesa do të vazhdojnë, nuk është e thënë që të vazhdojë në bulevard por te studentët, gjimnazistët, nafëtarëve dhe deputet.

Sot I kisha këpucët me takë të rëndë, çizmja është simboli. Unë mendoj se çizmja më e rëndë që është çizmja e Krimit të organizuar e cila u ka rënë në kokë shqiptarëve, tashmë duhet të kthehet në çizme të çdo shqiptari që i bie në kokë Edi Ramës.

Rikthimi i seancave normale plenare do të jetë në momentin që Parlamenti do t’i kthehet Kushtetutës”, deklaroi ajo.

 

Të fundit