Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Koha që politikanët të japin llogari para popullit

Kryemadhi: Koha që politikanët të japin llogari para popullit

Ish-deputetët e grupit parlamentar të LSI-së u mblodhën sot pasdite për të diskutuar rreth protestave të opozitës. Kryetarja Kryamdhi u shpreh se çdo ditë e më shumë ndërkombëtarët dhe shqiptarët po kuptojnë se kapja e shtetit ka sjellë situatën aktuale në vendin tonë.

“Çdo ditë e më shumë, elita shqiptare dhe ata pak njerëz që kanë mbetur në Shqipëri, por edhe ndërkombëtarët, po kuptojnë se kapja e shtetit ka sjellë sot varfërimin e shqiptarëve”,nënvizoi Kryemadhi.

Në fund, Kryamdhi shtoi se ka ardhur koha që politikanët të japin llogari para qytetarëve dhe se opozita do të rimëkëmbë vendin. “Koalicioni opozitar do të jetë koalicioni që do të rimëkëmbë vendin. Ka ardhur koha që politikanët të japin llogari para popullit. Politikanët të kenë frikë nga populli dhe jo populli nga politikanët”, përfundoi Kryemadhi.

Opozita do të protestojë nesër në orën 9:30 para Parlamentit, të cilin e cilëson ilegjitim, pasi ka dalë nga zgjedhje të blera.

Të fundit