Flash News

KRYESORE

Kryemadhi konfirmon akuzën e PD: Makina e Saimir Tahirit është në pronësi të trafikantëve

Kryemadhi konfirmon akuzën e PD: Makina e Saimir Tahirit është

Zv/kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka bërë sot deklaratën më të fortë që kjo forcë politike ka bërë ndonjëherë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Kryemadhi ka konfirmuar akuzën e Partisë Demokratike, kur u shpreh në studion e ‘News 24’ se makina e Tahirit është në pronësi të disa trafikantëve.

“Tahiri nuk ka probleme me lejen e drejtimit por ka probleme me pronësinë e makinës e cila ka qenë e regjistruar në emër të disa trafikantëve”, deklaroi zv/kryetarja e LSI.

Përgjatë dy viteve të fundit, opozita ka akuzar shpesh herë Tahirin se makina e tij përdoret nga vëllezërit Habilaj, kushërinj të tij, që sipas kësaj partie merren me aktivitete të jashtëligjshme. Por, LSI dhe Kryemadhi u kujtuan vetëm sot që t’i japin të drejtë demokratëve, ndërsa gjatë kohës që qeverisnin me PS-në nuk bënë asnjë reagim.

Monika Kryemadhi kërcënon Ora News? Sondazhi mund t’ju fundosë

Të fundit