Flash News

KRYESORE

Kryemadhi kritikon ndërkombëtarët: As që iu bëhet vonë për Shqipërinë

Kryemadhi kritikon ndërkombëtarët: As që iu bëhet

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i ka kursyer kritikat për zyrtarët e Brukselit, për të cilët deklaroi se nuk iu bëhet vonë për Shqipërinë. Në emisionin ‘360 gradë’, Kryemadhi u shpreh se BE-ja është e fokusuar te zgjedhjet për Parlamentin Europian, që do mbahen në Maj.

“Pse opozita është larg Brukselit sepse Brukseli ka hyrë në makinerinë e burokracisë dhe sot për hir të vërtetës, nuk i bëhet fare vonë për Shqipërinë sot sepse ka hallin çfarë do të ndodhi në maj me zgjedhjet për Parlamentin Evropian, pra cilat do të jenë raportet dhe forcat, ku do të jenë social-demokratët dhe normalisht të kapim çfarë të hapim”, përfundoi Kryemadhi.

Opozita hoqi dorë nga mandatet si aktin e vetëm politik të mbetur për të ndryshuar 'status-quon' ne vend. Propozimi i kryetarit Basha u mbështet nga të gjithë aleatët.

Të fundit