Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Kryebashkiakët e djathtë legjitimë deri në 13 tetor

Kryemadhi: Kryebashkiakët e djathtë legjitimë deri në 13

"Rama do ikë pasi kanë ikur burra më të fortë se ai". Kështu deklaroi sapo doli nga selia blu, Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

Më tej Kryemadhi tha se kryebashkiakët e opozitës do të qëndrojnë nëpër zyrat e tyre deri në zgjedhjet e ardhshme.

"Nuk diskutojmë çështjen e zyrave, kryebashkiakët janë legjitim deri në ditën e zgjedhjeve të 13 tetorit dhe emërohen ose zgjedhin shqiptarët kryetarët e tjerë të bashkisë."

Duke u ndalur te protestat e opozitës, Kryemadhi tha se ato do jenë paqësore, duke shtuar se “Rama dhe Lleshaj nuk mund t’i provokojnë më shqiptarët”.

"Protesta e ditës së hënë do të jetë si të gjitha të tjerat, paqësore. Unë mund t’ju them diçka, provokatorët e Edi Ramës dhe Sandër Lleshit nuk do të mund të provokojnë më shqiptarët dhe aq më shumë opozitën. 30 qershori ishte referendum plebishitar, ku tregoi dhe njëherë që Edi Rama është minoranca e minorancës. Në qoftë se mendoni se buka e shqiptarëve, varfëria që ka pllakosur te shqiptarët, kapja e shtetit dhe çdo gjë tjetër për të cilat Edi Rama kërkon që të vendosi karriget e disa njerëzve, unë mendoj që është shumë më e rëndësishme lufta kundër varfërisë, kundër kapjes së shtetit, t’iu japim shqiptarëve atë që meritojnë, punë, arsim, shëndetësi, taksa të ulëta, kjo është më e rëndësishme se karriget e kryetarëve të bashkive dhe se karriget e deputetëve. Dhe tjetra unë mendoj që 30 qershori është ilegjitim. Kemi një dekret presidenti që është në fuqi, kemi një datë tjetër zgjedhjesh që është 13 tetori dhe mos harroni dhe diçka tjetër, nuk kemi parë deri sot asnjë animimin të PS as në Gjykatat e PS as në gjykatën Kushtetuese."

Të fundit