Flash News

KRYESORE

Kryemadhi kundër Rehovicës: E ka humbur mandatin, në Kuvend përfaqësohemi me Silva Cakën

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka dalë kundër vendimit të ish-deputetit Gledion Rehovica, i cili ka apeluar në Kolegj vendimin për heqjen e mandatit nga KQZ. Kryemadhi e bëri të qartë se për LSI-në mandati i Rehovicës është i humbur dhe tashmë në Kuvend do të hyjë Silva Caka, e cila ishte deputete edhe në legjislaturën e kaluar. 

“Unë e kam bërë shumë të qartë dhe kam patur një bashkëbisedim të gjatë me ambasadorin amerikan sa i përket ligjit të dekriminalizimit. Të gjithë ne deputetët mbajmë përgjegjësi për këtë ligj. Pavarësisht nga kjo, zoti Rehovica ka marrë vendimin e tij për t’ju drejtuar gjykatës. Akuza është përse ka gënjyer në formular. Unë nuk dua të bëj rolin e prokurorit apo gjykatësit, ne jemi të vendosur për të vijuar me proceset që e kthejnë Shqipërinë në normalitet. Sigurisht që do të ketë reagime, por kjo është demokracia. Ai e ka humbur tashmë madatin dhe në Kuvend do të përfaqësohemi me zonjën Silva Caka”, u shpreh Kryemadhi gjatë bashkëbisedimit me gazetarët.

Gledion Rehovica nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizmit një ndalim në Itali, në vitet ’90, dhe përdorimin e një emri tjetër.

Të fundit