Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: Kur do përfundojnë protestat e opozitës

Kryemadhi: Kur do përfundojnë protestat e opozitës

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se ajo nuk ka frikë nga Reforma në Drejtësi, ashtu siç deklaron kryeministri Edi Rama. Para fillimit të protestës, ajo deklaroi se ajo ka frikë vetëm nga Zoti. “Frika ime e vetme është pse sollëm Edi Ramën në pushtet në vitin 2013. Ate qe i kemi bere ketij populli, i kemi dhene pushtet Edi Ramës, te kapur nga krimi i organizuar , nuk do ta paguajme ketu, por diku tjeter”, sqaroi Kryemadhi. Pyetur për situatën e presidentit Ilir Meta, ajo u shpreh se me “Ilirin, unë komunikon për fëmijët, jo për problemet presidenciale apo për LSI-në”, deklaroi ajo.

Kryemadhi shtoi se protesta do te zgjas derisa ne vend te organizohen zgjedhje te lira dhe te ndershme. “Protestat nuk do të mbarojnë derisa shqiptarët të kenë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Problemi nuk është tek metodat e protestave. Kjo tregon se Rama është minorancë e minorancës, kemi një varfëri të madhe që ka pllakosur vendin. Nuk janë më protestat e opozitës, duhet të themi protesta e shqiptarëve. Protestat tona janë për ta zgjidhur tranzicionin, shqiptarët u lodhën me këtë shfrytëzim. Këtë reagim popullor kaq të madh ka qenë vetëm kur u ngritën kundër komunizmit. Kemi një Parlament ilegjitim. Nuk është problemi tek 101 deputet, por tek ajo çfarë duan sot shqiptarët. Ata nuk kanë sot hallin e karriges së Presidentit, ata bërtasin sot se duan taksa më të ulëta”, tha ajo.

Të fundit