Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Kryemadhi: Lindita Nikolla është dendur me ilaçe, nuk po e përballon dot presionin
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka kërkuar nga qeveria që të plotësojë tetë kërkesat e paraqitura nga studentët. Nga foltorja e Kuvendit, Kryemadhi tha se i vinte keq për ministren e Arsimit, Lindita Nikolla, pasi sipas tij nuk po e përballon dot presionin dhe se vijon të jetë në atë post, pasi nuk i do qejfi Ramës që ajo të jap dorëheqjen.
“Mua më vjen keq për zyshën time Nikolla e cila është dendur me ilaçe sepse nuk po e përballon dot presionin, sepse s’ka pse mban ajo peshën e studentëve sepse nuk i do qejfi Edit që ajo të lëshojë karrigen”, tha Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së shtoi më tej se “nuk mund të durojnë më socialistët arrogancën e një të çmenduri. Më vjen keq sepse kam kaluar ditët më të mira të jetës time në PS dhe sot e shof ku ka përfunduar”.