Flash News

KRYESORE

Kryemadhi: LSI në mbështetje të fermerëve, kërkesat e tyre shumë të thjeshta

Kryemadhi: LSI në mbështetje të fermerëve, kërkesat e

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, mbështet plotësisht fermerët dhe kërkesat e tyre. Sipas saj, kërkesat e fermerëve janë minimale.

“Ata po kërkojnë rregullat e lojës të cilat i kanë pasur dy vite më parë, nuk po kërkojnë asgjë më shumë. Kërkesat e fermerëve janë shumë të thjeshta për t’i kuptuar edhe për t’i realizuar”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi se fermerët shqiptarë kërkojnë subvencionim sipas prodhimit, metodë të cilën e ndjekin të gjithë vendet fqinje.

“Fermerët kërkojnë me një lutje shumë të thjeshtë ndaj qeverisë të kryejë detyrën e saj. Të bëjë rregullime me ligj të kushteve dhe mënyrën e kryerjes së tregtisë me produktet bujqësore.

Këto janë kushtet që fermerët shqiptarë kanë paraqitur dhe do të dalin ditën e mërkurë për të protestuar. Është një nga protestat e cila ka ndodhur disa herë brenda këtyre ditëve.

Sot shqiptarët kanë një qeveri e cila ka ardhur në pushtet me votat e mbledhura nga presioni dhe intimidimi i votuesve, nga krimi i organizuar dhe blerja me paratë e PPP të oligarkëve, të cilët e kanë kthyer qeverinë në shërbim të interesave të tyre”, tha ajo në konferencë për shtyp.

Të fundit