Kryemadhi mbron Berishën: Edhe mua mund të më refuzohet viza amerikane

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi shprehet se në dijeni të informacioneve të saj, ish-kryeministrit Berisha nuk i është refuzuar viza amerikane. Në emisionin ‘Java’ në TVSH, ajo sqaroi se me sa kuptoi nga seanca parlamentare, viza i është refuzuar kryeministrit Rama. Në pikëpamjen e saj, kjo çeshtje përbën ndonjë problem të madh, pasi nuk ka lidhje me politikën amerikane, por me me vendimin e kosullates.

Nuk ka asnjë të keqe edhe mua mund të mos ma japin.  E ca do të thotë kjo, edhe ti mund të shkosh dhe nuk ta jep. Nuk do të ta jap sot, por pas dy javësh mund të ta japë. Unë kam marrë disa herë vizë, dhe po u them se konsullata nuk ka lidhje fare me politikën amerikane.

Me atë ca kuptova unë dje, i është refuzuar Ramës dhe jo doktorit, se nuk merr vizë ai që nuk aplikon. Nesër mund të thonë mua mund të më thonë se nuk ma japin, se ashtu mendojmë në. Nuk do përjetoj asgjë, për momentin mund të më vijë keq. Në këtë listë që nuk marrin vizë nuk ka vetëm politikë, por ka dhe biznesmen, pedagogë, njerëz të media e shumë e shumë të tjerë. Për mua është e tepërt për të hyrë në këtë lojë”, u shpreh Kryemadhi.

Departamenti Amerikan i Shtetit, në një prononcim për mediat, hodhi poshte aludimin e kryeministrit Rama se Berishës i është refuzuar viza.