Flash News

KRYESORE

Kryemadhi mohon zërat për një bashkëpunim me PS-në: Ja kur kam komunikuar për herë të fundit me Ramën

Kryemadhi mohon zërat për një bashkëpunim me PS-në: Ja

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka hedhur poshtë aludimet për një flirtim mes partisë që ajo drejton dhe Partisë Socialiste.

Në studion e emisionit ‘Opinion’, Kryemadhi u shpreh se nuk ka asnjë komunikim me Ramën dhe se komunikimi i fundit ka qenë pas zgjedhjeve lokale.

“Nuk ka asnjë flirtim politikë mes PS-së dhe LSI-së.

Ka një sjellje të stafit të rilindjes për një lloj filtrimi. Me PS dhe socialistët e ndershëm jemi në kontakt çdo ditë, por jo me kupolën drejtuese. Me Ramën nuk kam asnjë komunikim. Komunikimi i fundit me Ramën ka qenë që pas zgjedhjeve lokale”, deklaroi Kryemadhi.

Të fundit