All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Kryemadhi: Nano u arrestua për amita, Tahiri për kanabis

Kryemadhi: Nano u arrestua për amita, Tahiri për kanabis
All - Paragraf - 1

E ftuar në emisionin “Kolaudim” në INTV kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka folur për situatën politike në vend. Ajo ka deklaruar se Rama u kërcënua nga Tahiri ndaj dhe nuk e lëshoi.

All - Paragraf - 3

Ndërsa për krahasimin e arrestimit  të Fatos Nanos me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit ajo deklaron se nuk ka aspak ngjashmëri.

“E para, është e njëjta skemë që ka filluar që nga momenti që u ngrit komisioni i Mandateve, Rama është peng i frikës së tij, Tahiri i tha  po më lëshove do të lëshoj.

Ata kanë gëlltitur aq shumë lugë çorbë të prishur sa që nuk dinë të dalin nga atje ku janë futur.

Në nuk mund të bëjmë hamendësime, gjërat do të kenë zhvillime më të mëdha, dhe ata që janë dëshmitarë të gjithë kësaj janë shqiptarët. Çdo gjë që bëhet tani është për agoni, njësoj si të mbash një person të rënë në koma.

Problemi nuk është të Tahiri, është një problem që ka kapur të gjitha institucionet e vendit”,- deklaroi kryetarja e LSI-së.

E pyetur për krahasimin që Rama sot i bëri arrestimit të Fatos Nanos me kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Tahirit, Kryemadhi përgjigjet se nuk janë aspak të ngjashme.

“Ka një ndryshim të madh mes arrestimit të Fatos Nanos dhe kërkesës për arrestimin e Saimir Tahirit. Nano u arrestua për amita kurse Tahiri për kanabis”, -u shpreh Kryemadhi.

Të fundit