Flash News

KRYESORE

Kryemadhi nga Konventa u drejtohet me një mesazh të huajve

Kryemadhi nga Konventa u drejtohet me një mesazh të huajve

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi nga Konventa Kombëtare e LSI-së u ka drejtuar një mesazh të huajve për t’ju bërë të ditur se përse opozita shqiptare, sipas saj, u detyrua të djegë mandatet.

“Po u drejtohem më shumë të huajve sesa shqiptarëve. Dëmin e parë nga kjo qeveri dhe nga regjimi i Ramës desh e pësuan vëllezërit tanë në Kosovë, pikërisht nga ky regjim që ka në themel mashtrimin dhe jo transparencën.

Pikërisht se trëndafilin e PS e ka zëvendësuar me uturakun e qarqeve antishqiptare, se në politike dhe diplomaci flasin me gjuhën e PPP-ve, guxuan derisa ta hedhin në treg për turpin e tyre, ndarjen e Kosovës dhe u desh një samit i tërë për t’u thënë JO, pazarxhinjve të trojeve shqiptare!”, tha Kryetarja e LSI-së.

Më tej, duke përmendur dhe sloganin e partisë, Kryemadhi tha se sa më shpejt të rrëzohet kjo qeveri, aq më shpejtë shqiptarët do të kthehen në shtëpinë e tyre.

 

Të fundit