Flash News

KRYESORE

Kryemadhi nga Tropoja, ka dy fjalë para bustit të Azem Hajdarit

Kryemadhi nga Tropoja, ka dy fjalë para bustit të Azem Hajdarit

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, ishte sot e pranishme në ceremoninë e inagurimit të bustit të Azem Hajdarit në Tropojë.

Kryemadhi, teksa ka publikuar një foto  me dorë në zemër nga sheshi ku është vënë busti, shprehet se ndonëse rruga drejt demokracisë pati pengesa, Azem Hajdari i kapërceu ato.

“Rruga drejt demokracisë ka pengesat e veta dhe Azemi ishte një nga ata që i kapërcente ato. Herë me lehtësi, herë me vështirësi. Por ai nuk u tremb kurrë nga pengesat. Dhe prandaj sot pas kaq shumë vitesh kujtohet ende si politikani guximtar që nuk hoqi kurrë dorë nga betejat e tij”, shkruan Kryemadhi.

Të fundit