Flash News

KRYESORE

Kryemadhi një orë në zyrën e Bashës, ç’u diskutua një ditë para seancës parlamentare  

Kryemadhi një orë në zyrën e Bashës, ç’u

Një ditë para seancës parlamentare, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka kryer një takim me kreun e PD, Lulzim Basha.

Takimi mes tyre u zhvillua në selinë blu dhe ka zgjatur rreth një orë.

Në këtë takim, Kryemadhi shoqërohej nga kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili. Mësohet se në këtë takim është diskutuar rreth qëndrimit të opozitës së bashkuar lidhur me pjesëmarrjen e tyre ose jo në seancën e ditës së nesërme në parlament.

Ndërkohë, po sot Basha zhvillon një takim me grupin e PD, për koordinimin e këtij qëndrimi. Kujtojmë se opozita vendosi që të bojkotojë çdo pjesëmarrje të saj në komisionet parlamentare, (përveç komisionit “Tahiri”) në parlament etj. në shenjë proteste kundër rritjes së taksave.

Të fundit