Flash News

KRYESORE

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do kesh përballje individuale, LSI nuk është më e Ilir Metës

Kryemadhi paralajmëron Ramën: Do kesh përballje individuale, LSI

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi i ka përcjellë një mesazh kryeministrit Edi Rama, duke e paralajmëruar për përballje individuale dhe jo më ligjore.

Sipas Kryemadhit gjatë mbledhjes së Komitetit Drejtues Kombëtar të LSI, partia që ajo drejton nuk i përket më Ilir Metës, që sipas saj kishte hallin e stabilitetit e të dashurisë dhe qetësisë.

“Meqë ka merak të madh për LSI i them se LSI nuk është më e kohës kur kishte Ilir Metën që kishte hallin e stabilitetit e të dashurisë dhe qetësisë.

Dashuri dhe qetësi me kriminelin nuk ka më, ka mbaruar, nuk ka me atë njeri që ka veshur me të zeza nënat e shqiptarëve. E dimë që është e vështirë, por ne nuk do ndalemi, mund të ndalen burrat, por nuk i kanë mbaruar gratë këtij vendi.

Të mos guxojë të cenojë asnjë gjë të shqiptarëve se do ketë jo më përballje ligjore,  por personale se nuk ka për ta falur asnjë të ardhmen e fëmijëve të tyre, kudo që është. Ia bëj të qartë Ramës që të ketë kujdes e 4 bandat e tij përballë miliona shqiptarësh janë shumë të vogla. Në çdo shtëpi e ka një luftëtar që di të marrë shenjë aty ku është për tu marrë. Revolta e shqiptarëve nuk ka nisur.

Teatri i Kukullave që na ofron në Parlament ta ketë më të kujdesshëm se biletat i shpërndan falas por nuk ja fal njeri gjakun dhe mundin e votave të LSI”, tha Kryemadhi.

Të fundit