Flash News

KRYESORE

Kryemadhi pas protestës: Loja tashmë do të hyjë prej vërteti

Kryemadhi pas protestës: Loja tashmë do të hyjë prej

Pas përfundimit të protestës më të madhe të opozitës, Monika Kryemadhi ka dalë në një konferencë për shtyp direkt nga selia e LSI-së. Duke shprehur mirënjohjen për protestuesit, Monika Kryemadhi theksoi se për t`u integruar në BE, Rama duhet të ikë.

"Sot qytetarët e Shqipërisë por më shumë qytetarët e Tiranës bënë protestën më të madhe të pluralizmit politik në Shqipëri, bënë protestën më të madhe që është parë ndonjëherë në Shqipëri, në Shqipërinë më të rrudhur. Sepse ata tashmë kanë respekt për veten e tyre dhe nuk e shesin dot lirinë e tyre me asnjë çmim ndaj kujtdo. Rruga tashmë është e nisur, është nisur për të shpëtuar demokracinë në Shqipëri dhe lirinë e njerëzve. Ky është vendimi që qytetarët kanë marrë. Opozita do ta udhëheqe atë në çdo orë dhe në çdo ditë."

Kryemadhi u shpreh duke thënë se sot Rama ka marrë një shuplakë dhe se loja e vërtetë nis tani:

"Loja tashmë do të hyjë prej vërteti. Loja ka filluar të luhet fort sepse ka vetëm një rrugë e cila iu krijon shqiptarëve mundësinë e vetme për ta kthyer Shqipërinë në shtëpinë e fëmijëve të tyre."

Të fundit